Minatori Fiqiri Karaj humbi jetën ditën e djeshme ndërsa punonte në një nga galeritë e zonës D në një minierë të Bulqizës.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar 61-vjeçarin Ç. D., me detyrë armator në minierë si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 50-vjeçarin F. K., i cili ka detyrëm e brigadierit, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Dy punonjësit e lartpërmendur kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, dhe sipas policisë për pasojë të neglizhencës së tij humbi jetën të mërkurën 49-vjeçari Karaj.
Fiqiri Karaj, i cili bënte detyrën e vagonistit, u dërgua i plagosur drejt spitalit të Bulqizës por humbi jetën rrugës.