Nëse lajmin për shtatzëninë arriti ta mbante fshehur deri në momentin kur shtypi rozë zbuloi gjithçka, lajmin e lindjes të bijës nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e saj. Pikërisht siç e lexoni, Olta Boka është bërë mama për herë të parë dhe me një foto të ëmbël teksa kap dorën e bebushes, ka zbuluar dhe emrin e veçantë të saj, vjen nga mitologjia greke dhe do të thotë “Nëna e Tokës”.
“Mezi të kemi pritur, Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që mund t’i përafrohet. Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij!”- shkruan Olta.