Meta publikon foton e shtëpisë në Skrapar: Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, në ditën e tij të lindjes, shtëpinë ku ka lindur në fshatin Çepan të Skraparit.

Në një mesazh në Facebook, Meta tregon dhe një detaj pak të njohur. Banesa ku ai ka lindur ka shërbyer gjatë Luftës Nacional Çlirimtare si spital për partizanët e plagosur dhe është djegur dy herë nga pushtuesit.

Presidenti shprehet se pas 25 prillit do t’a rindërtojë për herë të tretë, në nderim të partizanëve të plagosur që u strehuan dhe mjekuan në këtë shtëpi.

“Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969. Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe. Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”. MALET TONA MË TË LARTA!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.
Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.
Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.
MALET TONA MË TË LARTA!

Author: admin