Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar te periudha 2014-2019.
Kreu i Shtetit bën thirrje se ka ardhur koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët ndërsa jep edhe zgjidhjen që sipas tij rrit shanset dhe ndalon të rinjtë të largohen prej vendit.
Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.
KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!