Një banesë ka marrë flakë së fundmi në Durrës. Mësohet se i lënduar ka mbetur një person. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 04:25, në lagjen nr. 13.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në banesë ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi me inicialet H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.