Memorandum bashkëpunimi mes ILD dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela formalizuan sot përmes nënshkrimit të një memorandumi, bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të inspektimeve tematike e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë.

Sipas një njoftimi për shtyp nga ILD, Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

Author: admin