Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj ka sqaruar për News 24 incidentin që ndodhi sot në Fier me Bashkinë për heqjen e banderolës.
Mehmetaj thotë se ambientet e godinës ku ëshët vendosur sot banderola është marrë me qera dhe është private.
Më datën 15 prill thotë ajo, Bashkia e Fierit i ka dërguar një shkresë LSI për të hequr banderolën, por sipas saj pa shpjegim.
Më tej Mehmetaj thotë se punonjësit e Bashkisë sot si hajdutë më shkallë erdhën të heqin banerat e LSI.
“Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, ne kemi marrë me qera ambientet e godinës private te ish-banka efierit, përpara një noteri. Vendosëm materialet tona në kët zyrë. Mund të sihni që njëjtë me zyrën tonë, është e veshur me fytyrën e Ramës. Ata s’kanë as kontratë qiraje.
Në datë 15 na dërgon Bashkia një shkresë për të hequr banderolën pa asnjë arsye, pa asnjë shpjegim.
Ku i paraqesim gjithë aspektin ligjor, ku jemi mbështetur. Kam pasur një konsultim me KQZ para se të hartoj këtë shkresë. Pata konsultim me avokatë, që më kanë tëhën jam në përputhje me ligjin. Sot në mëngjes kur ishim të shpërndarë në takimet e fundit të fushatës, na lajmërojnë si hajduta me shkallë nuk kërkuan as të hapnin derën, dëmtuan banerat dhe materialet tona.
Kam ardhur me kolegët e mi e kam kërkuar shpjegim. Punonjësit ishin të Bashkisë, punonjësit e policisë bashkiake thanë mos na u drejtoni ne, drejtori na tha hajde të sqarojmë, nuk na sqaroi gjë.
Filluan me provokatorë të policisë, kërkuam takim me kryebashkiakun që është më burracak se Rama. Se kuptoj çështje ky provokim 3 ditë para zgjedhjeve.
PYETJA: Apeli i Metës?
Besoj jemi shumë të qetë. Jemi aq të qetë sa Rama nuk e ka njohur mirë popullin e Fierit. Nuk i njeh mirë fierakët.
Nuk e kanë kuptuar që s’duan provkim, përplasje, duan qetësi që të votojnë të lirë. Jemi të qetë se e dimë përpkrahjen që kemi. S’kemi shqetësim. Të kthehen aty ku ishin.
Rama e ka të humbur betejën. A e dini prsionin që është bërë sot për të marrë njerëzit në takim. Materialet aty nuk u përdhos askush.
Do i drejtohemi Prokurorisë, kam vënën dijeni KQZ. E kam denoncuar dje në darkë në 12 të natës, me foto e video, ku punonjës të Bashkisë dhe kanë vendosur aty tek rruga, banderola, se këto janë ambiente publike. Jo vetëm janë vendosur, por janë vendosur nga duart e punonjësve bashkiakë.
Bashkia e Fierit është kthyer si zyra e PS.
Banerat u dëmtua, jo vetëm i hoqën por i grisën. Edhe ata që po i vendosën janë simpatizantë të LSI.
Policia Bashkiake s’ka vijuar me provokime. Ne të qetë në punën tonë, ata në të tyren. Po rivendoset banderola. Do të vijojmë takimet tona elektorale.’’- tha Mehmetaj.