Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë sesa më shumë kryeministri Edi Rama e sulmon LSI-në, aq më shumë forcohet në terren kjo parti. Për të qytetarët shqiptarë duan një herë e mirë që të largohen nga kjo gjuhë urrejtjeje dhe nga këta njerëz që kanë marrë peng pushtetin.
”Gjuha e Ramës nuk e dëmton LSI-në, por vetëm i ndihmon qytetarët që të dallon kryeministrin dhe ekipin tonë në zgjedhje. Sa më shumë sulmon Rama aq më shumë forcohet partia në terren dhe fiton besim te qytetarët. Gjuha e urrejtjes nuk bën gjë tjetër, veçse i shëmton ata në sytë e qytetarëve. Po mundohet që të bëhet një polarizim i situatës. Qytetarët shqiptarë duan një herë e mirë që të largohen nga kjo gjuhë urrejtjeje dhe nga këta njerëz që kanë marrë peng pushtetin. LSI e sheh veten ne krah të të rinjve dhe të një programi për ta e fëmijët që do të jenë e ardhmja e këtij vendi nesër. Si paradhënie kam dëgjuar pretendimet e tyre në vendin tonë, sa i takon arsimit. Në këto vite arsimi ka bërë regres dhe është kthyer pas. Sot që flasim jo më shumë 2.4% e PBB-së shkon për Arsimin, pra duke marrë një kontribut shumë të vogël. Shumë pak nga ata që dalin nga arsimi profesional e gjejnë veten në tregun e punës, ose e përdorin diplomën për të ikur jashtë”,-tha ajo në ”Ora News”.
Nga ana tjetër, Mehmetaj shtoi se LSI ka parashikuar në program një rritje të buxhetit për arsimit deri në 5% dhe se do të jepen tekste falas deri në klasën e nëntë.
”Ne kemi një projekt dhe një program për të rinjtë. Ne kemi parashikuar ata çojmë buxhetin për 5% për arsimin. Do të dyfishohen pagat e mësuesve brenda mandatit të arë dhe garantimin e statusit të mësuesit. Do të investohemi për të riparë kurrikulat për t’i qasur me nevojat e nxënësve sot. Është krijuar një rrëmujë e madhe me kurrikulat duke bërë që nxënësit t’i kenë dijet e mangëta. Një pjesë e buxhetit do të shkojë për të certifikuar tekstet shkollore. Po ashtu, do të japim falas tekste deri në klasën e nëntë”.TPZ.al