Balerina e njohur tashmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, Klaudia Pepa, prej vitesh është vendosur në Itali, ku po zhvillon karrierën e saj.
Por, për të arritur majat e suksesit, duhen kaluar edhe mjaft sakrifica.
Balerina ka postuar një Instastory, ku shfaqet me këmbët e nxira pas provave të mundimshme për performancën e radhës që do të këtë në bashkëpunim me artistin Fabrizio Moro, i cili i ka besuar balerinës sonë rolin kyç në klipin e tij muzikor.