Këngëtarja greke Anet Artani ka folur mbi abuzimin e përjetuar nga partneri i saj, por edhe ngacmimet seksuale nga një menaxher.
Këngëtarja bëri një rrëfim të pazakonshëm për mediat greke, duke treguar dhe mbi largimin e saj nga Greqia në kulmin e suksesit të vetë profesional, për shkak të frikës së abuzimit që po përjetonte nga partneri i saj i atëhershëm.
“Isha në një marrëdhënie shumë të keqe. Unë nuk mund të merrja dot frymë. Në përgjithësi kisha shumë frikë nga ai. Doja të largohesha dhe të kthehesha tek nëna ime në Amerikë. Nuk mund të duroja më.
Për shkak të tij unë nuk e vura këmbën në Greqi për 7 vjet.
Shumë nuk e kuptojnë. Nëse ishte kaq keq, pse qëndrove më pyesin? Kur personi tjetër ka hyrë në mendjen tuaj, aq shumë, kjo ju bën të ndjeni se ju jeni fajtori për gjithçka.
Fqinji thirri policinë një herë, sepse mbeta pa ndjenja në dysheme pasi më përplasi kokën.
Arrita të ngrihesha dhe u largova fshehurazi. Unë nuk i thashë askujt “përshëndetje”. Gjatë gjithë udhëtimit kam qarë, por u ndjeva e lehtësuar që po kthehesha te familja ime”, tha këgëtarja.