![](https://horoscope-albania.com/wp-content/uploads/2021/06/EBAD9C58-586A-4970-B25E-F492BE2AB031.png)
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Budapest.
Në një postim në Instagram, Rama kan postuar foto teksa zbret nga avioni. Ai shkruan se ftesën për të shkuar në Hungari e ka marrë nga kryeministri Viktor Orban.
Kreu i qeverisë ndër të tjera thotë se është në Hungari për një vizitë pune pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë
“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur” shkruan Rama në postimin e tij.
Më herët u tha se Rama pas takimit në Hungari, nesër do të vizitojë Bullgarinë e ndërsa në vend do të kthehet të mërkurën.