Me foshnjen në krah, 32-vjeçari i jep lamtumirën të shoqes që u vra nga grabitësit në vendin ku u dashuruan

Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë për t’i qëndruar pranë familjarëve të Carolinës, 20-vjeçares që u vra barbarisht nga grabitësit në shtëpinë e saj.

Shumica prej tyre të veshur me të zeza dhe me lule në duar nderuan kujtimin e të resë që vdiq pas torturimit nga grabitësit pranë foshnjës së saj, 11 muajshe, Lydia.

Visit Instagram Profile ➤

Babis Anagnostopoulos, mbërriti me një helikopter të kompanisë ku ai punon si pilot duke mbajtur në krahë foshnjën e tyre. Ai do t’i japë lamtumirën e fundit gruas së tij në vendin ku ata u takuan dhe u dashuruan.

Nëna e 20-vjeçares, Susan shoqëroi trupin e viktimës nga Athina në Alonissos, ndërsa i ati i cili vuan nga probleme shëndetësore, nuk mundi të jetë prezent.

Author: admin