Jonida Vokshi, e ftuar në “E ardhmja është vajzë” foli dhe për burrat më të rëndësishëm të jetës së saj.
Aktorja u ndal së pari tek figura më e rëndësishme e jetës së saj, babai.
Ndërsa e cilësoi si dashurinë e parë të saj, Jonida tha se ndihet falenderuese ndaj tij për shembullin që i ka dhënë për të rritur vajzën e saj.
“Asnjëherë nuk më është ndaluar të marr një vendim timin që kur kam qenë e vogël.
Dhe për këtë jam shumë falenderuese dhe për mbështetjen edhe nëse e ka menduar që e kam gabim në diçka. Më ka lejuar të shkoj përtej kësaj.
Ajo që e falenderoj më shumë është fakti që më ka dhënë shembull si të rris vajzën time,” tha Jonida.
Një vend të veçantë për të zë dhe i vëllai, për të cilin tha se është gjysma e jetës së saj.
Në fund, Jonida foli dhe për Besnikun, të cilin e konsideroi si mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Besniku përpos që është bashkëshorti, tashmë është baba i vajzës time dhe përtej kësaj nuk ka.
Më i rëndësishmi i jetës time. Historia jonë ka patur problematikat e veta. Për ne ka qenë sfidë shumë e madhe largësia.
Historia jonë ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës por ai më bëri që të dashurohesha aq shumë saqë të dy bashkë të jemi dhe prindër të një vajze,” tha ajo.