Makina tip ‘Audi A8’ me targa AA 107 XX që goditi nga pas makinën tip ‘Toyota’ në të cilën udhëtonte familja që u shua, kushtonte rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut.
Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit, dhe po udhëtonte me shpejtësi mbi 150 km në orë.
Së bashkë me të udhëtonin Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të tre jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë që nga aksidenti tragjik u shua një familje.
Policia njoftoi se shtetasit: Eduart Gushi, 44 vjeç., Silvana Gushi 33 vjeçe, A. Gushi, 14 vjeçe dhe E. Gushi, 9 vjeçe, humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Kripa”.
Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.
Ndërsa, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, mjeti “Toyota” me të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë që “Audi” është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë, kjo nga përplasja e fuqishme.