Me armë, stemë policie e mijëra euro/ Tre tё rinj nga Kruja dhe njё nga Tirana tregojnë “muskujt”, sfidojnё policinë

Me armё, steme policie e mijra euro 3 tё rinj nga kruja dhe njё nga Tirana sfidojnё policine.

Ngjarja ёshtё regjistruar disa ditё mё parё nё zonёn pranё xhamllikut ku 4 tё rinjtё kanё qenё duke udhёtuar me njё mjet volsvagen kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave shqiponja. Tё rinjtё nuk I janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontua fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe.

2 personat qё u larguan morёn me vete edhe njё arme pistoletё qё ishte nё brezin e njёrit nga tё rinjtё qё u prangos nga policia. Gjatё kontrollit nё mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celulare dhe gërshërë të cilat përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.

Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (I cili kishte dhe armёn nё brez) dhe Alban Tufa 29 vjec ndёrsa nё kёrkim janё Marklen Haka 30 vjec dhe Bledar Kurti 40 vjec. Tpz.al

Author: admin