Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar dhe spitalet rajonale janë hapur për të trajtuar pacientët që vuajnë nga koronavirusi.
Familjarët e këtyre pacientëve që kanë zgjedhur Kosovën për t’u kuruar kanë deklaruar së spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri, duke shtuar se shërbimi është i dobët.
Ata gjithashtu tregojnë se doktorët në spitalin e Prizrenit nuk i kanë kërkuar asnjëherë para, dhe madje nuk i pranojnë kur këta kërkojnë t’i japin.
“Asnjëherë nuk na kanë kërkuar para. Edhe nëse duam t’u japim diçka nuk i marrin. Në Shqipëri shërbimi është i dobët dhe nuk ka siguri. Këtu mjekët nuk na kërkojnë para.,” tregojnë familjarët e pacientëve shqiptarë që po trajtohen në Prizren.