Mbërrijnë 40,800 vaksina të Astra Zeneca në Rinas

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 40,800 vaksina të tjerë të Astra Zeneca nëpërmjet programit COVAX. Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin teksa ka publikuar foto nga operacioni i marrjes në dorëzim të vaksinave.

Rama thekson se jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza”- 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë😍
🧪 Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari 🙌🏼
#ShqipëriaBuzëqesh🌼
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️”, shkruan Rama.

Author: admin