Për ca njerëzish ky vit ka qenë i ngadaltë, për ca të tjerë, jo shumë, gjithsesi, ja ku jemi. Maji do jetë një muaj i mbushur me ngjarje qiellore, ndaj shpejt e shpejt, mbaj shënim këto data:
2 maj – Plutoni nis prapavijën në Ujor
Nëse po pyet veten se kush je dhe cilat janë qëllimet e tua në jetë, e ke nga prapavija që do të nisë Plutoni. Ujori sidomos do të përjetojë ndryshime të mëdha, të cilat i ka filluar qysh prej janarit, por meqë Plutoni është një planet i rëndësishëm dhe sjell transformime, çdo shenjë do të preket. Do të fuqizohet personaliteti yt dhe dëshira për të qenë një person autentik do të jetë më e madhe se kurrë! Mos ki frikë ta shprehësh veten!
7 maj – Hëna e re në Dem
Më 7 maj, qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Dem, e cila fokusohet te familja, shtëpia dhe të ardhurat e tua. Mund ta gjesh veten duke u shpërngulur nga një shtëpi në tjetrën, ose duke blerë një pronë të re. Kjo është një ditë e fuqishme për të thyer zinxhirët e së shkuarës dhe për t’u përqendruar tek e tashmja. Do të shkëputesh edhe nga një cikël traumash që trashëgohet nga familja. Zhvillime të reja do të ndodhin edhe me një marrëdhënie të afërt dhe intime që ke krijuar.
15 maj – Mërkuri hyn në Dem
Mërkuri, planeti i komunikimit, do të hyjë në Dem më 15 maj dhe ti do të kalosh më shumë kohë duke u përqendruar te çështjet dhe problemet familjare. Gjatë javëve në vijim mund të riogranizosh shtëpinë, për të hequr qafe sende dhe orendi që nuk të pëlqejnë më. Kjo ditë mund të të sjellë edhe një ndjesi nostalgjie për vende dhe njerëz që të kanë dhënë kujtime të bukura.
21 maj – Nis sezoni i Binjakëve
Zyrtarisht, sezoni i Binjakëve do të thotë: Jetë më sociale, më shumë dalje dhe dëshirë për të bërë biseda dhe thashetheme. Ky sezon të gjen më kreativ/e se kurrë. Nëse je beqar/e, do të rikthehesh në “gjuetar/e” gjatë këtij sezoni dhe me shumë gjasa, do të gjesh një person të veçantë dhe interesant. Gjithashtu, mund të vëresh që do të kesh më shumë vëmendje, ndaj përdore në avantazhin tënd.
23 maj – Afërdita hyn te Binjakët
Planeti i bukurisë dhe dashurisë do të vizitojë Binjakët, duke të të bërë të ndihesh me shumë fat. Gjatë javëve në vijim, sharmi yt do të hipnotizojë njerëzit dhe do t’i bësh të tjerët të kërkojnë më shumë nga ti. Kjo do të të japë më shumë vetëbesim dhe fat në manifestimet e tua që lidhen me dashurinë.
23 maj – Hëna e plotë te Shigjetari
23 maji është një ditë kaotike, e cila finalizohet me një Hënë të plotë në Shigjetar. Kjo ngjarje sjell një moment kulminant për një projekt me të cilin ke punuar shumë gjatë 6 muajve të fundit. Kjo është një ditë me fat për të takuar njerëzit e duhur, si dhe për të ndërtuar jetën që ke ëndërruar. Në të njëjtën ditë. Afërdita dhe Jupiteri takohen në qiell, në shenjën e Demit, duke sjellë mundësi të reja në jetën personale dhe në atë profesionale.
25 maj – Jupiteri hyn te Binjakët
Më 25 maj, Jupiteri, planeti i fatit dhe dhembshurisë, hyn te Binjakët për herë të parë qysh prej vitit 2013. Kjo do të thotë se do të rilidhesh me veten, do të përjetosh më shumë gëzim dhe mirënjohje ndaj universit, si dhe do të thellosh dashurinë për jetën. Disa nga dëshirat e tua personale do të manifestohen dhe ti do ta gjesh veten më të lumtur se kurrë.