“Le të bëjmë dallim nga protestat e tjera, le të tregojmë se ne jemi njerëz që i përkasim qytetit me vlera”. Kështu u shpreh studiuesi mjekësor Pasquale Mario Bacco, në krye të protestës së tregtarëve dhe subjekteve me TVSH-së që u zhvillua mbrëmë në qytetin e Barit kundër mbydhjes së dytë të qytetit, si rezultat i masave anticovid.
Mijëra njerëz morën pjesë në protestë , e cila filloi në “Piazza del Ferrarese” dhe përfundoi në sheshin përpara Prefekturës. Protestuesit ngritën zërin për të demonstruar kundër kufizimeve të reja, për shkak të rritjes së infeksioneve të koronavirusit. Midis shumë parullave, doli në pah një banderolë me mesazhin “Bari nuk mbyllet “. Përmes një megafon u bë një ftesë për të mbrojtur sektorin e hotelierisë, sepse, siç u theksua gjatë protestës nga drejtuesit e bizneseve, “nëse dështojmë ne, dështoni edhe ju “. Në paradë morën pjesë gjithashtu shumë persona publik që janë mohues të Covid: “Ky virus nuk vret askënd”, tha njëri prej tyre, duke përsëritur ftesën për “të protestuar në mënyrë paqësore”, pa provokimeve ndaj uniformave blu që monitoruan situatën.//telebari//