Kryetari i Partisë Republkikane Fatmir Mediu përfundoi para pak çastesh mbledhjen me kreun e PD-së në selinë e Partisë Demokratike.
Kreu i Republikanëve bëri me dije forca politike që ai drejton do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike, dhe ata janë në fazën ku po harmonizojnë programet politike të cilat nuk kanë shumë ndryshime për sa i përkes pjesës fiskale të ekonomisë. Çështje që po diskutohen sipas Mediut kanë të bëjnë me çështjet e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë.
“Do garojmë në një koalicion me PD-në. Ka një analizë të thejshtë. Mund ta bëni vetë llogarinë se sa u takojnë PD-së dhe sa partive të tjera politike. Ajo që unë mund të them është që PR-ja do të jetë e gatshme të marrë votat në Dibër dhe Kukës. Qëllimi është maksimizimi i votave. Unë mendoj që programi që ka paraqitur PD-ja është i plotë. Nuk besoj që kemi dallime, por ka specifika që të gjitha partitë do të donin të bënin kontribuimin. PR-ja do të donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve”, tha Mediu.