Një 34-vjecar është vënë në prangat e policisë, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë me makinë. Nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. A., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.
Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Gjithashtu, në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi. Tpz.al