Manastirliu: Nuk parashikohet një mbyllje e dytë, megjithatë ka një por…

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Vendi nuk do të kalojë një karantinë të dytë, por ekspertët në varësi të numrit të rasteve do të bëjnë një vlerësim. Kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa sot u regjistrua numri më i madh i rasteve me Covid që nga dita kur u zbulua i infektuari i parë në vend.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

 

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, tha ministrja në ‘Top Talk’.

Ndërkohë me një status në Facebook, Manastirliu bëri me dije se brenda këtyre ditëve do të rihapet si spital Covid 2, Sanatoriumi.

 

“Kemi zgjedhur këtë skenar për shkak të kapaciteteve dhe për shkak të ekipit të specializuar që ky spital ka. Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive do të trajtohen pranë spitalit Nënë Tereza”, shkroi ministrja.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin