Manastirliu: Mbërrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca, na i solli Greqia

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin se sapo kanë mbërritur në Shqipëri 100 mijë vaksina AstraZeneca.

Ministrja Manastirliu thekson se vaksinat kanë ardhur nga Greqia, ndërsa thekson se do të vijojë plani kombëtar i vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Postimi i Manastirliut:

100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë🇦🇱🤝🇬🇷🇪🇺

🧪 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Author: admin