Makina del në trotuar pas aksidentit, përplas dy këmbësorë në Tiranë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e nëntë katëshve në Tiranë.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Këta të fundit sipas policisë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M.

Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Tpz.al

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin