Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fillim të rrugës “Don Bosko”, në Tiranë.
Policia njofton se një makinë e drejtuar nga shtetasja A. P. ka aksidentuar një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.