Lulzim Basha duket se do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike, për një mandat tjetër 4 vjeçar në krye të selisë blu, shkruan newsbomb.al. Nga rezultate e fundit të bëra publike nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana tha se Basha ka marrë mbi 32 mijë vota.
Sipas Gjanës, janë numëruar mbi 54.7% të votave dhe të vlefshme janë mbi 40 mijë. Ai thkesoi se këto të dhëna janë paraprake, por nënvizoi se lëvizjet deri në rezultatin final mund të jenë shumë të vogla.
Rezultate që bëri me dije Jemin Gjana, në gjithë vendin:
1- Fatbardh Kadilli – 763 vota
2- Edith Harxhi – 961 vota
3- Agron Shehaj – 6.038 vota
4- Lulzim Basha – 32.882 vota
Nga këto rezultate të bëra publike për mediat nga Jemin Gjana pak më parë, Lulzim Basha ka fituar 81% të votave në gjithë vendin.
Pra, nga ky rezultate del se Lulzim Basha është matematikisht kreytari i ri i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Vetë nga selia blu dhe Jemin Gjana kanë bërë me dije se në total në këto zgjedhje kishin të drejtë të votonin 75 mijë demokratë.