Lulzim Basha i prerë: Zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë time!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetar i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës pë koalicion, duke deklaruar se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.

“Si ka mundësi një njeri që e kaloi fushatën si satelit i kandidatit për kryeministrit, që sillet rreth e qartë fushatës time… Pse u kujtua të bëjë ditët e fundit këtë ftesë? Rama e ka mësuar që në 25 prill do të humbë. Po mundohet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë tonë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në mënyrë të prerë, ai nuk do të jetë pjesë e aleancës tonë.

Në 25 prill, bëhet për një pyetje, edhe katër vjet si këto që shkuan, me të gjithë problemet e papunësisë, ekonomisë, shëndetësisë, bllokimin nga Europa, apo për ndryshimin?

E kam parë dhe prekur entuziasmin, shpresën.

Është marifet i fundit. Në mënyrë absolute, ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka.

Në mënyrë absolute pa Edi Ramën..

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Zgjedhjet nuk bëhen për PD dhe PS, por për shqiptarët. Ne kemi ardhur pasi kemi vrojtuar nga afër dhimbjet e tyre, mundësitë reale të Shqipërisë.

Zgjedhja që shqiptarët do të bëjnë nuk bëhet për mua, por për fëmijët e tyre.

Ka zero shanse që Edi Rama të jetë pjesë e qeverisjes time. Aleanca për ndryshim do të fitojë”, tha Basha.

Author: admin