“Lufta” ndaj COVID-19 në botë, të tjera beteja dhe sfida

Bota vazhdon betejën e saj, kundër COVID-19, ndërsa numrit i personave të prekur dhe atyre që po humbin jetën po rritet nga dita në ditë. Një tjetër rekord rastesh të reja, u rregjistruan gjatë të enjtes në SHBA. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67.632 raste të reja më COVID-19 duke e çuar numrin në rreth 3, 5 milionë në total,  saktësisht, 3,497,847,  atje.

Sipas të dhënave të “John Hopkins University”  numri i atyre që kanë humbur betejën me koornavirusi, në SHBA  i ka kaluar 137 mijë, saktësisht  137.357.

Ndërsa në botë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në  13,554,477   nga të cilët kanë humbur jetën  584,124 persona. Të shëruarit që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit janë 7.531.380 persona.

Pas SHBA së vjen Brazili me 1,966,748 raste nga të cilët kanë humbur jetën  75,366 persona.  Më pas është India me 968,857 dhe 24,914 viktima, ndërsa më pas vijnë Spanja, Italia, Franca, etj.

 

Author: admin