Luana Vjollca është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan fotografi mjaft provokative.
Ajo shfaqet gjithmonë shumë e kuruar dhe me një stil të veçantë. Së fundmi, Luana është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory një fotografi nga adoleshenca.
Ajo shfaqet shumë ndryshe pasi flokët i ka brune, ndërsa mban veshur një fustan të zi që i vë në pah format trupore.
Kujtojmë që Luana është komentuar shumë dhe për lidhjen me Krenar Çoçajn, dhe pse ende nuk e ka konfirmuar publikisht. Tpz.al