
Pak ditë më parë Luana Vjollca mbylli me sukses sezonin e katërt të “Shiko kush luan”, të cilin e konsideroi si më sfiduesin dhe të vështirin nga të gjithë. Menjëherë pas përfundimit të emisionit të saj, Luana Vjollca u arratis nga Shqipëria për të nisur disa ditë pushime. Ajo udhëtoi drejt një vendi turistik, por destinacionin nuk preferoi ta bënte publik. Megjithatë ajo i ka mbajtur fansat e saj të angazhuar në rrjete sociale, duke ndarë foto të ndryshme nga pushimet e saj relaksusese.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram disa foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Gati për sepkatklin tim. Kujt i mungon ‘Shiko kush luan’ sonte?”. Fotografitë u pëlqyen shumë nga fansat e saj, por përshkrimi jo dhe aq. Pse do thoni jo?
Shumë i kanë përkthyer fjalët e Luana Vjollcës si një ironi për emisionin e Arbana Osmanit. Mbrëmjen e djeshme kjo e fundit nisi sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur” dhe nisur nga fjalët e Luanës duket sikur ajo po injoron nisjen e programit të Arbanës, që të gjithë i uruan suksese për sezonin e ri. Mirëpo këto kunja në distancë nuk u mbyllën me kaq!
Poshtë fotove të Luanës, njëra nga punonjëset e stafit ka komentuar: “Ta postojmë promon për sot?”. Dhe në vend që përgjigjen t’ja jepte Luana, ja ka dhënë Arbana.
“Postoje” i është përgjigjur Osmani prerë, që duket se është aty për t’ju rikujtuar se këtej e tutje do të shfaqet ajo në ekran çdo të shtunë dhe duhet të mësohen me këtë fakt. Show bizi.