Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës është shprehur sot rreth largimit të shqiptarëve nga vendi vitet e fundit. Duke ju referuar të dhënmave të OKB, në lidhje me projeksionin e saj për popullsinë, LSI nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrate në faceBook është shprehur se shifrat janë alarmante. “Largimi i shqiptarëve në vitet e fundit ka arritur shifra alarmante. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka parishikuar një ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100, shkruan LSI.
Postimi i plotë:
Të ndalim shpopullimin e vendit. Shqipëria duhet të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve
Largimi i shqiptarëve në vitet e fundit ka arritur shifra alarmante.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka parishikuar një ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.
Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur kryesisht nga trendi i lartë i emigracionit.
Shqipëria po përjeton një rritje të re të fenomenit të emigracionit.
Në pesë vitet e fundit largimet kanë arritur në rreth 200 mijë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, ndërsa ka dhe shumë të tjerë që largohen me kontrata pune, ose që thjesht largohen e nuk kthehen më.
Largimi i popullsisë po bëhet problem për sipërmarrjet, të cilat ankohen se nuk po gjejnë fuqi punëtore të specializuar. Në një sondazh të fundit, Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” gjeti se rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.
Për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë.
Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme vende në konflikt lufte si Siria apo Afganistani.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Tendenca e azil kërkuesve nga Shqipëria është në rritje për periudhën 10 mujore të vitit 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Vetëm për muajin Tetor 2019 numri i azilkërkueve nga Shqipëria arriti në 1 964 persona. Për periudhën Janar – Tetor 2019 numri i azil kërkuesve nga Shqipëria arriti 17 433 persona.
Ndërsa për të njëtën periudhë të vitit 2018 numri i azilkërkuesve ka qenë 15 085 persona.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i azil kërkuesve për vitin 2019 është rritur 16%.
Por brenda periudhës dhjetë mujore ka muaj të vitit 2019 në të cilat numri i azilkërkuesve ka qenë në nivelet 31-35 % më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2018.
Ne muajin Janar, Shkurt dhe Mars të vitit 2019 numri i azil kërkuesve ka qenë respektivisht 31% , 35%, dhe 34 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Dhe viti 2020 shënoi një tragjedi të vërtetë.
47 mijë shqiptarë u larguan nga vendi brenda një viti. 130 persona në ditë. Pjesa më e madhe të rinj.
Ky shpopullim duhet ndalur sa në parë. Ndaj më 25 prill të gjithë së bashku të largojmë shpopulluesit e vendit tonë e të kemi një qeverisje të re që krijon mundësi në këtë vend, që rinia të jetë arkitekte e ëndrrave të veta në këtë vend.
Që Shqipëria të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve.
Berinda Bulku
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës