Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar këngën më të re “Rrushe”.
Vetë artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, të kaluarës së shtetit tjetër shqiptar dhe të ardhmes së saj.
Kënga do të jetë pjesë e serialit më të ri, me po të njëjtin emër.
“Rrushe” është prodhuar nga Gjirafa Studios dhe do të lançohet me 9 Maj.
Ndërsa Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip janë përfshirë skena nga seriali, të ndërlidhura me tekstin që prek realitetin shqiptar.