Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka vijuar me takimet në zonën e Kombinatit, nga ku pasqyruar realitetin e dhimbshëm dhe problematic të kësaj zone.
“Zona pranë Qytetit të Nxënësve ka shumë probleme. Disa banesa janë legalizuar e disa të tjera jo. Rruga “Zyber Zeneli” që të çon te Poliklinika 6, është e shkatërruar. Një shi bie dhe bëhet e pakalueshme”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Gjthashtu kreu i FRPD-së ka ngritur shqetësimin për mbi 150 familje të identifikuara që jetojnë në kushte të mjerueshme, me të ardhura mujore 150 mijë lekë të vjetra.
Sipas Këlliçit, kushtet minimale të jetesës janë të realizueshme nga ana e qeverisë, por ajo e ka mendjen vetëm të vjedhi.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Zona pranë Qytetit të Nxënësve ka shumë probleme. Disa banesa janë legalizuar e disa të tjera jo. Rruga “Zyber Zeneli” që të çon te Poliklinika 6, është e shkatërruar. Një shi bie dhe bëhet e pakalueshme. Këtu kanë plasur gjobat politike. Një dyqan i vogël ishte gjobitur 500 mijë lekë për një patatinë! Janë së paku 150 familje të identifikuara që jetojnë në kushte të mjerueshme, me të ardhura mujore 150 mijë lekë të vjetra. Lista e borxheve në dyqan, kilometrike.
Banorët nuk kërkojnë aeroport për lagjen e tyre por kushtet minimale të jetesës. Kjo është e mundur! Pyetjet habitore se ku do gjenden paratë, i bëjnë ata që i vjedhin. Më 25 prill, do t’i largojmë së bashku!