Nga 1 Qershori të gjithë qytetarët nuk do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat në ambientet e jashtme, ndërkohë që kjo masë mbetet në fuqi në ambientet e brendshme dhe në mjetet e transportit publik.
Nga ana tjetër prej datës 1 Qershor rritet me 1 orë lejimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve në bare dhe në resorante deri në 23:00, ndërkohë që muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
MASAT E PLOTA QË KA VENDOSUR KOMITETI I EKSPERTËVE:
Nga 1 Qershori:
-hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
-ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
-Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor: grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku: ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
-lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
-lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP