Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës për t’i paraqitur për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit.
Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.
Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.
Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.