NJOFTIMI I PLOTË I PLOTË:
Kukës – SHÇBA ekzekutoi vendimin “Arrest në burg” për 2 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”
Drejtoria Rajonale e SHÇBA Kukës-Dibër ekzekutoi vendimin për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, si dhe urdhërit të Prokurorit për punonjësit e policisë:
Nënkomisar F. Gj., specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës;
Inspektor B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Kukës- Dibër, është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021, është njoftuar nga një shtetas se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë – Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete. Shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi.
Pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet.
Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për dy punonjësit e policisë dosja.al