Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka pasur me ministren britanike për Europën dhe Amerikat (Minister for Europe and Americas), Ëendy Morton.
Basha foli për mediat pas takimit, ku tha se me Morton kanë folur në lidhje me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe dhe paisjen e tyre me dokumente.
Kreu i PD foli dhe për përjashtimin e mundëshëm të Flamur Nokës nga grupi parlamentar.
“Dua tiu them që nuk ju takon që të silleni si një televizion preferencial. Zotit Noka i kam komunikuar shkarkimin nga detyra, nuk e kam përjashtuar nga grupi, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime, që na devijojnë nga detyra jonë si opozitë, që është zhdukja e këtij regjimi. Nuk mund të mbetemi peng i interesave personale, shtrembërime të tilla nuk do të lejohen”, tha Basha.
Vijon…