Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në nja parking makinash në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Policia e Tiranës në njoftimin paraprak thotë se vdekja dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.