Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të Qerretit ku një automjet nën drejtimin e shtetasit 40-vjeçar me inicialet S.Xh., përplasi për vdekje një 65-vjeçar.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë: Kavajë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.