Laert Vasili: Sa të kem frymë, do të jem i majtë! Edhe Syriza më propozoi të angazhohem me ta…

Aktori Laert Vasili, që njihet edhe si opinionist në panele të ndryshme televizive, ka deklaruar në “Opinion”, se sa të ketë frymë do të jetë i majtë.

Ai tregoi për publikun shqiptar, se si partia greke “Syriza” e ka thirru për bashkëpunim.

Pëlqimi im është si rrjedhojë, nga tradita e familjes. Si rrjedhojë duke patur një dëshmor, paçka se i ndjeri shumë pak dinte shqip, jam i majtë.

Gjatë 20 viteve të mia, që kam qëndruar në Greqi, sërish kam qenë i majtë, prandaj Syriza më propozoi për t’u angazhuar me të.

Vazhdoj të jem i majtë, derisa të kemi frymë! 

Të majtët nuk do të bëjnë gabime, gabime mund të bëjë një pushtetar, që si përfaqësues i votave popullore, mund të tradhëtojë bindjen“, deklaroi Vasili.tpz.al

Author: admin