Naim Dedja biznesmeni i njohur nga Kukësi u shua ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije policia me anë të një njoftimi për media. Dedja u gjet pa shenja jete në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”.
Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Identitetin e tij e ka zbuluar faqja në Instagram ‘kukësi jonë’ të cilët bëjnë të ditur se Dedja ishte një bamirës i madh.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.