Kuvendi cakton datën, ja kur do të votohet raporti për shkarkimin e Ilir Metës

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare të mërkurën në 9 qershor, për të votuar raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Vendimin e mori sot Konferenca e Kryetarëve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ditën e premte, Komisioni Hetimor miratoi raportin e përpiluar me shkeljet e kryera nga kreu i shtetit.

49 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore.

Për të shkarkuar kreun e shtetit, maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo më pak se 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Nëse Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Author: admin