Reagimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi nuk i ka bindur maturantët.
Ata janë zhvendosur te Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe njëzëri shprehen se nuk do ta ndalin protestën derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Maturantët pretendojnë se provimi ishte i vështirë i pabazuar në ato që ata janë përgatitur dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.
“Duan të na hedhin hi syve por kanë për të na ndalur protestën. Do të vazhdojmë mundet edhe të bojkotojmë provimin e ardhshëm,” tha një prej tyre për gazetaren Ajgena Korbi.
Një tjetër maturant gjithashtu shprehet se provimi ishte tepër i vështirë dhe shton se nëse nuk marrin zgjidhje do të bojkotojnë provimin e radhës.
“Testi ishte goxha i vështirë. Janë gjëra që si kemi marrë dhe nuk i kemi parë ndonjëherë. Nuk organizohet protesta pa arsye. Nuk ka sens një provim i tillë,” tha ai