Dritan Nikolli dhe Ermal Baci shpërdoruan detyrën e tyre duke i marrë qytetarëve të zonës para pasi i kanë konstatuar duke bërë ndërtime pa leje. Në bashëpunim me njëri-tjetrin, Nikolli dhe Baci kanë shpërdoruar detyrën duke i zhvatur para qytetarëve.
TIRANË– Dosja.al ka siguruar fotot e dy punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz. Dritan Nikolli dhe Ermal Baci shpërdoruan detyrën e tyre duke i marrë qytetarëve të zonës para pasi i kanë konstatuar duke bërë ndërtime pa leje. Në bashëpunim me njëri-tjetrin, Nikolli dhe Baci kanë shpërdoruar detyrën duke i zhvatur para qytetarëve. Ata do të akzuohen për veprën penale ‘Korrupsion’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Siç shihet dhe nga fotot dy punonjësit e Bashkisë janë miq me njëri-tjetrin.
Dritan Nikolli është i deleguari i PS-së për Laknasin. Ndërsa, Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz.
Të dy personat me detyrë Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonë të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin dhe u merrnin shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Policia po vijon punën për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.