Vjosa Osmanit i shkuan në zyrën e saj në Presidencë për t’i uruar për postin e ri të presidentes, kryeministri Kurti me ministra dhe deputetë.
Albin Kurti me zëvendësen e tij Donika Gërvallën dhe ministra të tjerë u panë me gota në dorë derisa urojnë Osmanin, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, në zyrën që sapo ia dorëzoi ishte edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.
Një fotografi nga ky moment u shpërnda nga deputeti Haxhi Avdyli në profilin e tij.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani. Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”.