Kryetari i partisë opozitare më të madhe në Kosovë, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur Albin Kurtit lidhur me ftesën e tij për takim pas vizitës në Bruksel.
Hoxhaj i PDK-së thotë se është i gatshëm për të diskutuar hapur për ‘’çështjet madhore’’ që i referohet Kurti, por ai kërkon që kjo të ndodhë në Kuvend e jo në takime të mbyllura.
Ai e refuzon në këtë mënyrë takimin me Kurtin që ishte destinuar të mbahej në fillim të javës së ardhshme.
Sipas Hoxhajt, Kurti duhet të jetë më konkret dhe transparent që dhe qytetarët të jenë të mirëinformuar se çfarë do të diskutohej në takimet me dyer të mbyllur mes kryeministrit të Kosovës dhe kryetarëve të opozitës.
Nga ana tjetër i pari që pranoi ftesën për takim ishte Ramush Haradinaj.
Kjo është përgjigja ime dërguar Albin Kurtit në lidhje me ftesën e tij për takim. Transparencë dhe debat vetëm në Kuvendin e Kosovës!