Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën e mbrëmshme në fshatin Gërnac të Kurbinit, ku një 13-vjeçar, me mbiemrin Keçi është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja është raportuar nga ora 00.00 dhe ka qenë kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.
Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.
Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.
Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.