Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.
Moti do të nisë i kthjellët në orët e mëngjesit përjashtuar jugun e vendit. Në mesditë vranësirat do të vijnë në zhvillim dhe në pjesën veriore deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina fiton shpejtësi deri në 20 m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/17 shi diell
Kukës 0/14 shi diell
Lezhë 4/17 shi diell
Dibër -1/13 shi diell
Durrës 6/20 re diell
Tiranë 3/19 re diell
Elbasan 3/18 re diell
Berat 1/21 re diell
Vlorë 4/20 re diell
Korçë 0/14 re diell
Gjirokastër 4/19 re diell
Sarandë 7/20 re diell.