Kthjellime dhe temperatura të larta, si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit tonë, NDERSA me kthjellime vijon vetëm vija bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur në zonat malore Veriore dhe juglindore do të ketë zhvillim të vanësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Orët e mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 19°C mëngjesi deri në 40°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen duke sjellë pasdite dhe rrebeshe shiu dhe stuhi lokale breshëri. Sërisht orët e mbrëmjes përmirësojnë motin duke ri-kthyer kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme mbizotërojnë deri pasdite kur vranësirat zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në MV. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur ri-kthehet moti qëndrueshëm.

Author: admin