Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot datën e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike.
Zgjedhjet për kryetarin e ri do të mbahen më 13 qershor, pra rreth një muaj nga sot.
Kryetar i Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avdiu, Gjok Vuksani. Ndihmës anëtarë janë Edvin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
Procesi do të hapet në datën 16 maj, dhe do të vijojë deri në 22 maj. Në datën 23 maj, kandidatët do të kenë mundësi të paraqesin kandidaturën e tyre. Ndërsa fushata do të nisë në 24 maj dhe do të vazhdojë deri në 11 qershor.
Në 13 qershor, demokratët në të gjithë vendin do t’i drejtohen kutive për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kryedemokrati Lulzim Basha do të rikandidojë sërish, ndërsa përballë tij, deri tani është vetëm Fatbardh Kadilli.